TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lëvizja Vetëvendosje në 30-vjetorin e miratimit të deklaratës Kushtetuese, nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se sot 30 vite më parë u vu gurthemeli juridik për Republikën e parë.
“Më 2 Korrik 1990, 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës miratuan deklaratën Kushtetuese, aktin politik dhe jurdik që shprehu kërkesën e popullit për liri dhe vetëvendosje politike.
Kjo datë reflekton ecjen historike dhe antagonizmin me një shtet okupator si Serbia. Pavarësisht tensionit dhe kërcënimeve të shumta, aty, atëherë, ata shpallën Republikën e parë të Kosovës”, thuhet në postimin e VV-së në rrjetet sociale.