AKTUALITET, 2 Korrik 2020, 18:54

EMRAT/ Italia ekstradon nga Gjermania 12 të dënuar, mes tyre shqiptarë dhe kosovarë

EMRAT/ Italia ekstradon nga Gjermania 12 të dënuar, mes tyre

Italia ka ekstraduar nga Gjermania 12 persona të dënuar nga gjykatat italiane, për krìme të ndryshme. Mes të ekstraduarve janë edhe 3 shqiptarë e një shtetas i Kosovës.

Nga Aeroporti i Frankfurtit në atë të Romës u ekstraduan 12 kriminelë të dënuar nga drejtësia italiane e të arrestuar në Gjermani falë bashkëpunimit me autoritetet europiane të sundimit të ligjit. Mes të ekstraduarve në Itali është dhe një grua e dënuar për favorizim e shfrytëzim prostitucioni me minorenë.

Të ekstraduarit shqiptarë janë Eduart Markola 39 vjeç i dënuar me burg nga Gjykata e Piacencës për trafik ndërkombëtar drōge. Elijon Beqiri, 38 vjeç i dënuar nga Gjykata e Bolonjës për trafik lëndësh narkotike.

Ramiz Smajlaj, 62 vjeç, shtetas i Kosovës, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Aquilas për trafik ndërkombëtar droge. ka për të shlyer edhe 2 vjet e 8 muaj burgim. Gëzim Beqiri, 30 vjeç, që autoritetet italiane thonë se është serb, por emri i tij duket qartë se është shqiptar. Beqiri është dënuar 4 vjet e 8 muaj burg me urdhër të Gjykatës së Piacencës për grabitje.

Mes të ekstraduarve janë 2 shtetas rumunë, 2 italianë, 1 sirian, 1 indianë, 1 boshnjak e 1 tunizian. Italia ka ekstraduar disa shtetas të huaj nga vendet e Europës.