TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të shtëna me armē zjārri janë regjistruar këtë pasdite në lagjen numër 13 të Durrësit. Për pasojë e të shtënave me armē, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Pranë një hoteli, janë gjetur deri tani pesë gëzhoja.
Policia ka identifikuar autorin Alvaro Istrefi nga Shijaku që ka shtënë në ajër dhe patrulla është vënë në ndjekje të tij.
Mësohet se katër persona janë përfshirë në konflikt në afërsi të një hoteli tek ura e Dajlanit. Njëri prej tyre ka qëlluar në ajër. Ndërkaq, tre personat e tjerë janë shoqëruar nga policia dhe është shpallur në kërkim Alvaro Istrefi që ka qëlluar në ajër.