TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me banorët e ‘Unazës së Re’, artikuloi për herë të parë disa akuza të reja ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.
Basha zbuloi se pasi projektit do të ndërtohen edhe disa pallate shumë-katëshe, me të cilët do të pastrohen edhe paratë nga kultivimi i kanabisit.
“Ajo qe bie ne sy është përtej vjedhjes me punimet e Unazës, duket se ka edhe një vjedhje tjetër, pasi t’iu prishin shtëpitë, faktor te krimit te organizuar të lidhur me kupolën rilindëse kanë në plan të ndërtojnë pallate shumë-katëshe dhe fitimet marramendëse do ndahen me kryebashkiakun dhe kupolën qeverisëse të Rilindjes.
Këto janë pretendimet; ka errësire totale nga Bashkia, por ne po shqyrtojmë dokumentet e planifikimit urban dhe dokumente të tjera që faktojnë se janë të përfshire në një zhvendosje masive te planit urbanistik të ndërtojnë pallate shume-katëshe për të pastruar paratë e drogës“, u shpreh Basha.
Projekti i ‘Unazës së Re’, është pezulluar përkohësisht nga ARRSH, pasi u zbulua se firma fituese me qendër në Amerikë kishte falsifikuar disa dokumente.