AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 17:03

Studentët ultimatum Ramës: Ke kohë deri nesër. Ja çfarë do të ndodhë nëse nuk bien tarifat

Studentët ultimatum Ramës: Ke kohë deri nesër. Ja

Prej 6 ditësh, studentët po protestojnë para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë uljen e tarifave të studimit, heqjen e tarifës shtesë, përmirësimin e kushteve të konvikteve etj.

Sot ata i kanë ripërsëritur kryeministrit Rama pas deklaratës së tij nga Facebook-u, të cilën ai e quajti ‘Dialog me studentët’, se ka kohë deri nesër që të plotësojë kërkesat e shkruajtura dhe nisur Ministrisë.

Lëvizja “Për Universitetin” i ka vendosur kryeministrit ultimatum deri nesër:

“Do dalim në rrugë, me qindra, me mijëra,

Po nuk ranë tarifat, do bjerë Ministria!

JO NEGOCIATA!”