TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Akademiku i njohur Prof. Artan Fuga, ka vijuar sulmet ndaj Bordit të Menaxhimi të Universiteteve.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Fuga i ka dalë sërish krah studentëve që po protestojnë në të 6-tën ditë para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë uljen e tarifave të studimit dhe përmirësimin e kushteve.
Ai shkruan se anëtarët e bordeve të administrimit duhen shkarkuar sot, jo nesër, për shkak se po rrjepin universitarët, pedagogë e studentë.
Sipas prof. Fugës, ata janë emëruar sipas trafiqeve të influencave politike dhe administrative, nuk kanë asnjë legjitimitet për funksionet që ushtrojnë.
Postimi i plotë:
Bordet e menaxhimit po rrjepin universitarët, pedagogë e studentë!
————————————-
Antarët e bordeve të administrimit duhen shkarkuar sot, jo nesër!
Nesër është vonë!
Veç kësaj duhen pezulluar të gjitha funksionet e bordeve deri në konceptimin e e mënyrave të reja të menaxhimit të universiteteve
Ata:
po falimentojnë universitetet,
po rrjepin studentët,
po injorojnë trupat profesionale,
janë në konflikt interesi me ushtrimin e detyrës,
janë emëruar sipas trafiqeve të influencave politike dhe administrative,
nuk kanë asnjë legjitimitet për funksionet që ushtrojnë, kanë bllokuar reformat universitare dhe nuk luajnë asnjë rol pozitiv,
marrin paga të paligjshme në dy llogari publike,
nuk ia fërshëllen fare për të bërë me rendiment dhe efikasitet investimet publike në universitete.