AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 17:51

Greqi, 2 shqiptarët kapen me 19 kg drogë

Greqi, 2 shqiptarët kapen me 19 kg drogë

Një tjetër operacion anti-drogë është zhvilluar nga policia Helene në kufirin greko-shqiptar.

Në aksionin e zhvilluar në Sajadhe të Igumenicës u sekuestruan rreth 19 kg marijuanë.

Autoritetet greke ndaluan një automjet për të cili nuk u saktësua nëse kishte kaluar nga dogana apo jo, por brenda makinës në një vend të improvizuar enkas në prapakolp dhe në portë, u gjetën 35 pako droge.

Në pranga përfunduan dy shqiptarë, një 20 vjeçar dhe një 33-vjeçare.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan edhe 1 lap top e 1 celular.