TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Ukraina do t’i humbasë “tokat perëndimore”, të cilat, sipas pretendimeve të tij, u përkisnin historikisht kombeve të tjera evropiane.
Putini i ka bërë këto komente gjatë një takimi me pjesëtarë të marinës ruse, me rastin e Ditës së Marinës.
“Jam i sigurt se herët a vonë Ukraina do t’i humbë këto toka perëndimore”, ka thënë Putini, duke iu referuar zonave që, sipas tij, dikur u përkisnin Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.
“Jo nesër, ndoshta jo pasnesër, pas një viti, dy, 10 apo 15 vjetësh, por gjithçka do të vendoset në vendin e vet nga këndvështrimi historik”, ka thënë Putin.
Sipas ekspertëve të komunikimit kjo është një deklaratë e qëllimshme e shefit të Kremlinit për të zgjuar në Poloni, Hungari dhe Rumani grupet nacionaliste që besojnë vërtetë se këto territore iu përkasin këtyre vendeve, duke shtuar tensionin e brendshëm në këto shtete.
Ndërkohë, të hënën është raportuar se zyrtarë ukrainas dhe amerikanë kanë diskutuar një propozim për t’i ofruar Rusisë një armëpushim ajror.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia e konsideronte të parakohshëm komentimin e çdo propozimi të tillë për armëpushim.