TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë i vogël, mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri gjatë një festivali ushqimor në qendër të qytetit të Seattle, në shtetin e Uashingtonit.
Policia njoftoi se ka arrestuar një të dyshuar, ndërsa një person i dytë, që besohet të ketë qenë i përfshirë në ngjarje, është ende në kërkim. Sipas autoriteteve, dy persona dyshohet se qëlluan ndaj njëri-tjetrit në mes të turmës së pjesëmarrësve në festival. Motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura.
Kryebashkiakja e Siatëllit, Katie Wilson, e cilësoi incidentin si një tragjedi të pabesueshme dhe një akt të tmerrshëm dhune, duke theksuar se qyteti po përballet me një valë të shtuar të dhunës me armë. Ajo kujtoi se vetëm gjatë ditëve të fundit në Seattle kanë ndodhur tre incidente të rënda me armë zjarri.
Në vendngjarje u sekuestruan dy armë zjarri. Autoritetet theksuan se hetimet vijojnë, por shtuan se aktualisht nuk ka më kërcënim për komunitetin.