SPORT, 9 Shtator 2021, 17:30

I jashtëzakonshëm edhe jashtë fushës, Haaland ndihmon tre klube të vendit të tij

I jashtëzakonshëm edhe jashtë fushës, Haaland ndihmon tre

Erling Haaland është një makineri golash që nuk di të ndalet. Sulmuesi ka shënuar pesë gola në tri ndeshjet e fundit me Norvegjinë, ku tre prej tyre i realizoi kundër Gjibraltarit.

Por Haaland nuk po e tregon veten vetëm brenda fushës, por edhe jashtë saj. Së fundmi sic raporton “Sport”, sulmuesi i Borusias së Dortmundit ka ndihmuar tri skuadra të vendit të tij.

Haaland ka vendosur që shpërblimin, që ka marrë me kombëtaren e Norvegjisë t’ua japë tre ekipeve: Rosseland, Bryne dhe Grorud.