TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesit kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbajnë edhe fjalimet e tyre, duke përmbyllur kështu ditën e 69-të të protestës.
Nën thirrjet "Rama, jepe dorëheqjen" dhe "Shqipëria kërkon revolucion", ata marshuan me pankarta në duar dhe mes sloganeve të forta kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të drejtuesve aktualë.
Protestuesit theksojnë se u qëndrojnë të palëkundur kërkesave të tyre dhe se nuk do të pranojnë negociata lidhur me to.
Ata deklarojnë gjithashtu se do të vijojnë protestat deri në largimin e kryeministrit, ndërsa kërkojnë edhe nisjen e hetimeve nga SPAK.