TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë monitorimin e vijës bregdetare përmes dronëve dhe mjeteve lundruese, me qëllim parandalimin e shkeljeve të perimetrit të sigurisë dhe garantimin e një sezoni të sigurt për pushuesit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka theksuar përmes një postimi në rrjetet sociale se siguria në bregdet mbetet një përgjegjësi e përbashkët dhe një angazhim i përditshëm i institucioneve.
“Siguria në bregdet është përgjegjësi e përbashkët dhe angazhim i ditëpërditshëm i institucioneve tona”, u shpreh ministri.
Lamallari u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje që konstatojnë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit për garantimin e sigurisë në zonat bregdetare.