AKTUALITET, 7 Dhjetor 2018, 15:02

Tri kërkesat e studentëve të Shkodrës, protesta pa afat deri në plotësimin e tyre

Studentët e Shkodrës bëjnë publike kërkesat e tyre: Presim përgjigje brenda Edhe studentët e rretheve janë bashkuar thirrjes së kolegëve të tyre në Tiranë për bojkot të mësimit. Shumë prej studentëve në universitet e rretheve kanë dalë sërish në proteste dhe kanë kërkuar që të plotësohen kushtet e tyre.

Studentët e Shkodrës kanë dalë me kërkesa të qarta, ata shprehin mbështetjen për studentët në Tiranës.

Janë tri kërkesa ne total ku e para është ulja e notës mesatare nga 9 në 7 për studimet në master dhe doktoraturë si dhe te mundësohet liria e zgjedhjes mes provimit dhe temës së diplomës. Kërkesa e dytë ka të bejë me rimbursimet për ekspeditat që bëjnë studentët duke kërkuar që të hiqen dhe të jenë pjesë e buxhetit të universitetit. Kërkesa e trete është vënia në funksion e godinës së re të universitetit te Shkodrës brenda janarit të vitit të ardhshëm. Studentet e Shkodrës do te vijojnë protestat deri ne plotësimin e këtyre kërkesave që kanë.