TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë një aktiviteti në Qytetin Studenti, ka reaguar sërish për protestën e studentëve.
Nikolla tha se është e gatshme të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe sipas saj duhet të behët më tepër për arsimin.
“Të jesh ministre është përgjegjësi. Kam përgjegjësinë për të kërkuar ndjesë nëse kam gabuar. E gatshme ti përgjigjem çdo të riu. Rinia është e tashmja.
Po vij nga inspektimi i disa godinave të konvikteve, ku po shpenzohen 18 milionë euro. Arsimi cilësor mbetet sfidë, kemi shumë për të bërë. Kam bërë tur me dëgjesa do të kërkojmë llogari. Reforma po jep frytet e saj dhe besoj fort.
Studentët kanë të drejtë dhe protesta është legjitime. Studentët janë katalizator për zbatimin e reformës për Arsimin e Lartë.”- u shpreh Nikolla.
Kujtojmë se 4 kërkesat e studentëve ishin:
1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.
Studentët e UBT-së kanë shtuar dhe disa kërkesa të tjera, që vijojnë si më poshtë:
Kërkesat e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës:
1- Paisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019;
2- Rritja e buxhetit për arsimin me 8% të GDP-së, buxheti për vitin 2019;
3- Reduktimi tarifës me 30% për vitin akademik 2018 – 2019;
4- Reduktimi tarifës me 50 % për vitin akademik 2019 – 2020;
5- Arsim publik falas për vitin akademik 2020 – 2021;
6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës;
7- Mbështetja e aktiviteteve dhe projekteve të studentëve me një fond të veçantë, nivel fakulteti;
8- Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore;
9- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor;
10- Rritja nga 10% në 40% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.