TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisti dhe pedagogu Erion Kristo i ka drejtuar një letër të hapur Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, pas vendimit të Autoriteti Rrugor për të pezulluar tenderin për lotin numër 1 të Unazës së Re, pas denoncimeve se kompania që e ka fituar këtë tender ka falsifikuar dokumentet.
Kristo shkruan se u vërtetua katërcipërisht se tenderi në Astir, është i trukuar dhe ai drejtohet me disa pyetje kryeprokurores Marku: Ku janë arrestimet? Ku janë hetimet? Ku është institucioni juaj? Pse ju vetëm përndiqni qytetaret e thjeshtë që protestojnë?
Postimi i plotë i Erion Kristos
Leter e hapur zonjes Arta Marku PPP (Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme)!
Zonje! Ju po minoni besimin e qytetareve te ligji dhe shteti. Ju me mungesen tuaj te reagimit, po mbeshtesni korrupsionin. Kemi kaq kohe qe akuzojme se tenderat te Astir jane te dyshimte. Sot u vertetua katerciperisht se tenderi eshte i trukuar! Ku jane arrestimet?
Ku jane hetimet? Ku eshte institucioni juaj? Pse ju vetem perndiqni qytetaret e thjeshte qe protestojne?
Ne fakt kjo leter u drejtohet njerezve. Shikojeni dhe kuptojeni forcen tuaj. Ju mund ta ndalni korrupsionin, edhe kur keni kunder gjithe shtetin.
Shijojeni kete fitore te bukur te qytetarise dhe mos u ndalni. Filluan perpelitjet dhe spazmat e rrokullisjes. Tenderi i Astirit u anullua.