AKTUALITET, 7 Dhjetor 2018, 13:29

SKANDALI/ Basha: Mashtrimi me tenderin i nxori maskën Ramës

SKANDALI/ Basha: Mashtrimi me tenderin i nxori maskën Ramës

Pas mega skandalit të publikuar mbrëmë nga emisioni “Të Paekspozuarit” në News24, në lidhje me falsifikimet e kompanisë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, vjen një reagim nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në një dalje publike nga selia blu, Basha kërkoi që Autoriteti Rrugor Shqiptar të dalë para drejtësisë.

“Është e qartë për të gjithë se projekti i Unazës është një vjedhje dhe jo një zhvillim. Ne kemi dy muaj që e themi çdo ditë këtë gjë, helmimi i propagandës i ka penguar qytetarët të shohin të vërtetën.

Sot të gjithë po shohin Ramën pa maskë, një hajdut që për të mbushua xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë pleq e fëmijë.

Mbrëmë këto fakte tronditëse u shfaqen në emisionin ‘Të Paekspozuarit’. ARRSH e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë. Të gjitha koncesionet e janë akte korrupsioni”- tha Basha.