AKTUALITET, 7 Dhjetor 2018, 14:21

Transportonin drogë me makinë në Greqi, prangosen 3 shqiptarët

Transportonin drogë me makinë në Greqi, prangosen 3

Policia greke ka arrestuar tre shtetas shqiptarë dhe ka sekuestruar 31 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni antidrogë u zhvillua në Kostuar, ndërsa janë ndaluar dy mjete që vinin nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë.

Mësohet se njëra prej makinave transportonte drogë, ndërsa tjetra kontrollonte rrugën.

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe 1100 euro.