AKTUALITET, 7 Dhjetor 2018, 14:47

Deputeti i PD: Ngjarja në Bulqizë, tregues i degradimit spitalor, jemi si në Afrikë

Deputeti i PD dhe ish ministri shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Ostren të Bulqizës, teksa një grua ka humbur tre fëmijët në një barrë trinjake në muajin e pestë të shtatzënisë.

Përmes një postimi në Facebook, Tritan Shehu shprehet se ngjarja tragjike e Bulqizës është një tregues i gjendjes Afrikano Qendrore ku ndodhet sistemi shëndetësor.

Statusi plotë:

Ngjarja tragjike e Bulqizes eshte nje tregues i qarte i gjendjes Afrikano Qendrore ku ndodhet sistemi i yne shendetesor.

Kjo lidhet me kolapsin e kujdesit paresor, atij per Nenen e Femijen, edukimit shendetesor, me mos eksistencen e nje sherbimi eficient nacional urgjence, me degradimin spitalor, me probleme organizative, me realitetin e mjekeve si “specie ne zhdukje” etj.

Pa asnje dyshim kjo fatkeqesi nuk mund te kaloje ne heshtje e duhet bere shkas per te kuptuar gjendjen tone te ketij sistemi mbas pese vite “shendetesi falas”.

T5gbb