AKTUALITET, 7 Dhjetor 2018, 11:40

Pezullimi i punimeve në Unazën e re, deputeti i PD: Manovër mashtruese për të shpëtuar hajdutët

Pezullimi i punimeve në Unazën e re, deputeti i PD: Manovër

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, që ishte ndër të parët që hodhi hije dyshimi për kompanisë fituese të lotit të parë në Unazën e re, ka reaguar pas vendimit të ARRSH, për të pezulluar punimet.

Shehaj në një postim në Facebook, shkruan se ky vendim është një manovër mashtruese për të shpëtuar hajdutët.

Postimi i Shehaj:

Vendimi i sotem i ARRSH-se eshte nje manover mashtruese per te shpetuar hajdutet. Drejtori i ARRSH-se dhe i gjithe stafi drejtues duhet te pezullohen menjehere nga detyra dhe te merren nen hetim menjehere nga prokuroria.

Te gjitha dokumentat e tenderit dhe te projektit duhet te sekuestrohen menjehere qe te mos manipulohen dhe tjetersohen. Keto jane veprimet me minimale.

Hetimi duhet te perfshije edhe kompanite Edi Rama Invest dhe Erion Veliajn Invest qe jane autoret dhe perfituesit e kesaj megavjedhjeje.