SPORT, 21 August 2026, 18:07

Lecce merr lajme të mira nga Medon Berisha, mesfushori kuqezi drejt rikuperimit të plotë

Lecce merr lajme të mira nga Medon Berisha, mesfushori kuqezi drejt

Medon Berisha është gjithnjë e më pranë kthimit në fushën e lojës.

Mesfushori i kombëtares shqiptare që nuk luan që nga muaji mars për një dëmtim në tendinën e muskulit femoral të djathtë të pësuar gjatë një seance stërvitore, një dëmtim ky që e detyroi futbollistin që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Përmes një komunikate të publikuar në kanalet zyrtare, Lecce bëri të ditur se Berisha kompletoi në mënyrë pozitive testet fizike të kryera në Turku të Finlandës.

Dr. Lempainen, kirurgu që e operoi, autorizoi ritkthimin graduale dhe progresiv të futbollistit në stërvitje me skuadrën duke nisur që nga java e ardhshme.