AKTUALITET, 5 Tetor 2019, 15:22

Tensione në gjykatë, Niçja sherr me gjyqtarin: Bëj 50 vite burg po me drogën s’kam lidhje…për një ‘Alo Niçe’, mbollëm misër jo hashash

Tensione në gjykatë, Niçja sherr me gjyqtarin: Bëj 50 vite

Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur zgjatjen e hetimeve për të arrestuarit e operacionit “Vol-Vo 4” të njohur si grupi i Avdylajve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në seancën e zhvilluar sot, ka patur tensione mes Astrit Avdylajt, personazhi i famshëm i përgjimeve të BILD, (Niçja), dhe gjyqtarit Bibë Ndreca. Avdylaj ka pretenduar se në burg po mbahet padrejtësisht dhe se e vetmja akuzë për të ngrihet nga pasazhi i dalë nga përgjimet (Alo Niçe).

Replika në sallë:

Avdylaj: Po na mbani në burg padrejtësisht, nuk kemi asnjë lidhje me njëri- tjetrin. Nuk ka asnjë provë që na lidh ne me trafikun e drogës, çfarë është kjo ‘Alo Niçe’, përfshini politikanë kot! Hapi portën Dako dhe ne shitëm drogë?! Çlidhje kemi ne me Kuksianët.

Avdylaj-Gjyqtarit: Nëse më gjeni qoftë dhe një prove jam gati të firmos 50 vite burg, mund të kem bërë shumë gjëra por me skafin dhe drogën skam asnjë lidhje, jemi të pafajshëm po na mbani kot në burg, kemi gra dhe fëmijë ne shpi, akuzat e prokurorise jane qesharake.

Anila Shuti-gjyqtarit: Kam mbjell grurë dhe misër, jo hashash, si mund të më akuzoni për përfshirje në grup kriminal?

Në seancën e zhvilluar sot, prokuroria kërkoi zgjatjen e hetimeve me 3 muaj, pasi sipas organit të akuzës nuk ka përfunduar përkthimi i letërporosive nga pala italiane dhe analiza e tabulateve.