AKTUALITET, 5 Tetor 2019, 12:43

Përfituan para përmes tenderave fiktivë, gjykata jep masat e sigurisë për 4 ish-zyrtarët në Tepelenë

Përfituan para përmes tenderave fiktivë, gjykata jep masat e



Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dhënë masat e sigurisë sot për katër zyrtarët dhe ish-zyrtaret e Shërbimit Spitalor të Tepelenës. Gjyqtarja Blerta Çibuku ka mbështetur pretencën e dhënë nga ana e prokurorit të çështjes Emror Kasaj për të katër të pandehurit ndërkohë që avokatët e tyre kërkuan lirimin në sallën e gjyqit me detyrim paraqitje.

Gjykata vlerësoi argumentet e servirura nga prokurori Kasaj duke lënë në arrest me burg Gëzim Allkushin, ish-shefi i financës në Spitalin e Tepelenës, Sajmir Meçe specialist i statistikave në Spitalin e Tepelenës dhe në arrest shtëpie Aleksandra Kada, juriste aktuale e Burgut të Bençes ish-juriste në Spitalin e Tepelenes dhe po me arrest shtepie Jonida Sako, ish-specialiste e burimeve njerëzore në Spitalin e Tepelenës.

Të katër personat akuzohen se kanë qenë të përfshirë në një tender fiktiv të zhvilluar 2 vjet me parë për pajisjen e Spitalit të Tepelenës dhe Memaliajt me leje mjedisore, duke përvetësuar 800 mijë lekë të rinj.

 Katër ish-zyrtarë të administratës në Tepelenë kanë rënë në pranga dy dite më parë, pasi akzuzohen për mashtrim me tenderat, nëpërmjet të cilëve përfituan një shumë të konsiderueshme lekësh.