AKTUALITET, 5 Tetor 2019, 13:45

Thikë në bark, sherr e përleshje fizike. Ç’ndodhi mbrëmë mes dy shqiptarëve, njëri rëndë në spital

Thikë në bark, sherr e përleshje fizike. Ç’ndodhi



Një shqiptar 32-vjeçar është plagosur rëndë me thikë në pjesën e barkut e ndodhet në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Livorno, e sipas mediave italiane, ai është qëlluar nga një 25-vjeçar, gjithashtu me origjinë shqiptare, por i lindur në Itali.

Konfrontimi fizik mes tyre edhe në kulmin e një sherri që degjeneroi në dhunë mbrëmjen e djeshme në Piazza Cavour, për arsye që janë ende në hetim nga policia.

Burri i plagosur i transportuar në Urgjencë u operua dhe tani është në spital në gjendje të rëndë.

Mësohet se autori i krimit u ndoq dhe u kap menjëherë nga policia, pasi tentoi të ikte. Ai ndodhet në komisariat ku eshte marre ne pyetje per te zbardhur ngjarjen por te tjera detaje nuk ka ende.