AKTUALITET, 8 September 2026, 22:24

Video/ Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, zbardhen emrat e dy të plagosurve

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar gjatë mbrëmjes së sotme në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur në këmbë.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se dy të plagosurit janë Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rrerh 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën .

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.