AKTUALITET, 8 September 2026, 18:52

Deputetët e bllokuar në Kuvend, Policia tenton të lirojë aksin, thirrje protestuesve që të lirojnë rrugën  

Deputetët e bllokuar në Kuvend, Policia tenton të lirojë

Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme.

Pas përfundimit të seancës plenare, disa deputetë kanë mbetur të bllokuar në ambientet e Kuvendit, pasi protestuesit kanë zënë rrugët përreth godinës.

Forcat e policisë kanë tentuar të krijojnë një hapësirë për kalimin e automjeteve dhe lirimin e rrugës, ndërsa u kanë bërë thirrje protestuesve që të zhvendosen dhe të mos pengojnë qarkullimin. 

“Lironi rrugën”, kanë qenë thirrjet e policisë drejtuar protestuesve, ndërsa situata është shoqëruar me tensione. Ndërkohë një autobot me ujë qëndron në aksin e bllokuar, ndërsa policia është e pajisur dhe me gaz lotsjellës.