TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e “Fushës” në Laprakë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Bëhet fjalë për një 39-vjeçar dhe një 35-vjeçar, të cilët kanë marrë plagë në këmbë. Të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit pritet të merren në pyetje nga grupi hetimor për të ndihmuar në zbardhjen e dinamikës dhe motivit të ngjarjes.
Ndërkohë, Policia ka gjetur automjetin e përdorur nga autorët të braktisur pak metra larg vendit ku ndodhën të shtënat.
Grupi hetimor po shikon kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e autorit ose autorëve të përfshirë në ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rreth 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën .
Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.