TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, nuk i ka shpëtuar protestës së zhvilluar jashtë Parlamentit.
Menjëherë pasi ka dalë nga godina e Kuvendit, automjeti me të cilin po largohej deputetja është qëlluar me vezë nga protestuesit.
Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të seancës plenare, në një moment kur disa deputetë të mazhorancës po largoheshin nga Parlamenti, ndërsa jashtë godinës vijonte protesta dhe tensionet mes qytetarëve dhe policisë.
Pamjet tregojnë protestuesit duke hedhur vezë në xhamin e parë të makinës së deputetes.


Kujtojmë se protesta e sotme është shoqëruar me tensione të vazhdueshme, shoqërime qytetarësh dhe përplasje me forcat e policisë.