TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit me deputeten e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e cila u ndoq nga protestuesit teksa po hynte në Parlament.
Rama ka ripostuar videon e momentit, ku protestuesit i drejtohen deputetes me thirrjet “hajdute” dhe “kriminele”.
Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, kryeministri ka shoqëruar postimin me një koment të shkurtër.
“Çfarë mjerimi mendor”, shkruan Rama krah videos.