TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Leicester City ka surprizuar duke fituar ndaj Manchester Cityt në finalen madhe të Superkupës së Anglisë, ose siç njihet ndryshe “Community Shield”. City vinte si fituese e titullit, ndërsa Licesteri si fituese e FA Cup.
“Dhelprat” kanë fituar me një rezultat minimal mbrëmjen e sotme, 1-0. Pjesa e parë e ndeshjes ishte me mjaft ritëm, me Leicesterin që ishte më kërkuese dhe kërkoi disa herë rrugën e rrjetës.
Në pjesën e dytë, Pep Guardiola bëri disa ndryshime dhe City mori lojën në dorë duke krijuar më shumë dhe kërkuar golin e fitoren.
Por, në fund ishin vetëm lojtarët e Brendan Rodgers, të cilët arritën të tundin rrjetën dhe ta fitojnë ndeshjen.
Ishte sulmuesi Kelechi Iheanacho (89’), i cili shënoi për rezultatin 1-0 nga penalltia, e cila u shkaktua nga Nathan Ake.
Deri në fund, City u mundua ta barazojë rezultatin, por pa sukses, pasi Leicesteri e mbajti epërsinë dhe fitoi në fund 1-0 për të fituar edhe Superkupën e Anglisë.