AKTUALITET, 14 October 2026, 18:22

Studentët në protestë/ I vihet flaka një makine dhe një motori pranë Piramidës

Studentët në protestë/ I vihet flaka një makine dhe një

Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve dhe përplasjeve, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe bombola shpërthyese në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, studentët dhe protestuesit vijojnë qëndrimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë incidenteve, protestuesit u kanë vënë flakën një makine dhe një motori në afërsi të Piramidës.

Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar, ndërsa janë raportuar edhe dëmtime të bizneseve në zonë, ku u janë thyer xhamat.

Përplasjet dhe incidentet vijojnë në disa zona të kryeqytetit.