TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada Britanike në Tiranë u ka bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë të drejtën për protestë paqësore dhe lirinë e shprehjes, duke theksuar se dhuna nuk mund të justifikohet dhe se policia duhet të shmangë veprimet joproporcionale.
Në një deklaratë, Ambasada nënvizon se e drejta për protestë paqësore dhe liria e shprehjes garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
“Megjithatë, – shton Ambasada, – e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia.”
Në përfundim, Ambasada Britanike u ka bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.
