TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata gjatë protestës në Rrugën e Durrësit në Tiranë është përshkallëzuar, pasi flakët kanë përfshirë edhe pemët pranë Muzeut Historik.
Ngjarja u regjistrua në momentin kur protestuesit u zhvendosën në afërsi të sheshit “Skënderbej”. Ata morën stola plastikë dhe u vunë flakën në mes të rrugës, duke bërë që situata të përshkallëzohej më tej.
Shtëllungat e dendura të tymit janë përhapur në zonën përreth dhe janë të dukshme edhe nga distanca të largëta.
Ndërkohë, sipas informacionit të raportuar, në zonë nuk ka pasur ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse.