AKTUALITET, 14 October 2026, 18:09

Protestuesit sulmojnë Kryesinë e Kuvendit, thyejnë xhamat dhe tentojnë të shkatërrojnë derën anësore

Protestuesit sulmojnë Kryesinë e Kuvendit, thyejnë xhamat dhe

Incidentet janë zhvendosur edhe drejt godinës së Kryesisë së Kuvendit, ku protestuesit kanë thyer xhamat duke hedhur gurë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, disa prej tyre po përdorin një tabelë rrugore të shkulur për të goditur derën anësore të godinës, në përpjekje për ta dëmtuar atë.

Ngjarja vjen në vijim të tensioneve dhe incidenteve të regjistruara gjatë protestës në disa zona të kryeqytetit.