TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar pas sulmit ndaj godinës së ministrisë që drejton, duke dënuar aktet e dhunës dhe dëmtimin e institucioneve publike gjatë protestës në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga incidentet, Ibrahimaj ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës dhe shkatërrimit, duke theksuar se djegia e një institucioni rrezikon jetën e njerëzve.
“Stop Dhunës! Stop Shkatërrimit! T’i vësh flakën një institucioni nuk është protestë paqësore. Është një akt që rrezikon jetë njerëzish”, shkroi ministrja.
Ibrahimaj nënvizoi se godinat e institucioneve publike janë vende pune, ku punonjësit i shërbejnë shtetit dhe qytetarëve, pavarësisht forcës politike që është në qeveri.
“Asnjë punonjës nuk duhet të rrezikojë jetën në vendin e tij të punës. Asnjë pakënaqësi nuk mund të justifikojë djegien e institucioneve që u përkasin të gjithëve dhe që do t’u shërbejnë edhe brezave të ardhshëm”, theksoi Ibrahimaj.