TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy protestues të lënduar gjatë përplasjeve para Ministrisë së Arsimit dhe përgjatë Rrugës së Durrësit në Tiranë janë dërguar në Spitalin e Traumës.
Sipas informacionit të konfirmuar nga spitali, të dy protestuesit janë në gjendje koshiente. Njëri prej tyre po kryen ekzaminimet paraprake mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve, ndërsa tjetri është shtruar në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm nga personeli mjekësor i urgjencës.
Ndërkohë, ekipet mjekësore në Spitalin e Traumës vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri, për shkak të situatës së tensionuar në terren.