AKTUALITET, 8 Janar 2019, 10:35

Studentët e Shkodrës bojkotojnë mësimin, kërkojnë shtyrjen e datave të riprovimeve

Studentët e Shkodrës bojkotojnë mësimin, kërkojnë

Studentët e universitetit të Shkodrës kanë vijuar me bojkotin e mësimit.

Ata i kanë bërë një kërkesë zyrtare rektoratit që të shtyhen datat e riprovimeve.

Në kërkesë studentët shprehen se: "Datat e shpallura nga Rektorati për sezonin e provimeve të mbartura për të gjitha fakultetet nuk janë të përshtshme në këtë periudhë protestash."

Ata kërkojnë gjetjen e një periudhe më të përshtashme për zhvillimin e provimeve.

"Kërkojmë anullimin e sezonit të riprovimeve tashmë të shpallur, për një periudhë tjetër e cila të mos jetë më pak se 2 javë nga data e Përfundimit të protestës Studentore. Në të kundërt ne do rishikojmë listën e kërkesave tona duke i shtuar ato në raport me dinamikën e zhvillimit të protestës,"-shkruhet në kërkesë.