TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Don Martin Trushi’ në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejës kanë bojkotuar procesin mësimor pasi nuk pranojnë të ngrohen me gaz.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ’Balkan web” se kjo shkollë është ndërtuar para një viti dhe ka sistemin e kaldajës me naftë. Kaldajat nuk mund të vihen në funksion për shkak se automati i shkollës është me një faze dhe nevojitet tre fazor për ta përballuar ngarkesën e kaldajave bën të ditur drejtoresha e shkollës, Violeta Malaj.
Sipas saj, OSHEE ka marrë përsipër që ta zëvendësoje automatin, por për këtë bashkia Vau Dejës duhet të paguaj një fature prej afro 250 mije lekësh të vjetra që ende nuk e ka paguar.
Nxënësit dhe prindërit dorëzuan në shkollë një peticion, ndërsa shprehen se bojkoti i mësimit do vijojë derisa të sigurohet ngrohja në ketë shkollë me kaldajë duke qenë se gazi është i dëmshëm.