AKTUALITET, 8 Janar 2019, 09:47

LAJMI I FUNDIT/ Probleme me pasurinë, ngec në rrjetën e vetingut kreu i Gjykatës

LAJMI I FUNDIT/ Probleme me pasurinë, ngec në rrjetën e vetingut

Është shkarkuar nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Kryetari i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela. Vendimi është dhënë para pak minutash, ndërsa Çelës i janë gjetur një sërë shkeljesh që lidhen kryesisht me pasurinë e tij.

Kujtojmë se Alltun Çela e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1995. Ai drejton Gjykatën e Sarandës prej vitit 2008, ndërsa u rikonfirmua në këtë pozicion edhe në vitin 2014.

Në vitin 2016, emri i Alltun Çelës u lakua në Gjykatën e Krimeve të Rënda për një çështje pronash nga kolegu i tij Rasim Doda, ndërsa ky i fundit po gjykohej për korrupsion. Doda u dënua në shkallë të parë, por Apeli e rrëzoi vendimin.

Vijon...