TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe thirrjet e pedagogëve për t’u kthyer në auditorë, studentët edhe sot rikthehen ne proteste masive për arsim më të mirë e më të lirë.
Ashtu si edhe një ditë më parë, edhe mëngjesi i sotëm i ka gjetur disa nga dyert e fakulteteve me zinxhirë dhe dryn.
Kështu ka ndodhur edhe tek Bujqësori në Tiranë.
Por, në momentin që studentët i kishin vënë drynin derës dhe disa të tjerë prisnin jashtë, ka mbërritur policia, e cila është përfshirë në debat me studentët që kishin mbyllur derën.
“Si e ke emrin, kartë identiteti a ke? Do të raportoj dhe do shoqërohesh, ti ke të drejtë të protestosh sa të duash e ku të duash, por jo ti vesh kyçin derës, është e kundraligjshme”- dëgjohet të thotë polici, ndërkohë që disa u përgjigjën “Jemi shumë, nuk e ka bërë vetëm një, e kemi bërë të gjithë”.
Ndërkohe që një nga studentet i kërkon bazën ligjore për shoqërimin.
“Ti do më shoqërosh, më thuaj mbi çfarë baze ligjore, ku thuhet që kjo është e kundraligjshme, veprimi është simbolik”- thotë studenti.