AKTUALITET, 8 Janar 2019, 08:40

Elbasan, aksidentoi për vdekje këmbësorin, prangoset 35-vjeçari

Elbasan, aksidentoi për vdekje këmbësorin, prangoset

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

• A.D., 35 vjeç, banues në Lagjen “11 Nëntori”, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I. K., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan., për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.