SPORT, 30 Nëntor 2024, 14:07

Van Nistelrooy ulet në pankinën e Leicester: Gjeta një klub me plot entuziazëm

Van Nistelrooy ulet në pankinën e Leicester: Gjeta një klub me

Van Nistelrooy u emërua në krye të stolit të Leicester City, pas largimit nga Manchester United. Në një intervistë të dhënë së fundmi, trajneri holandez, u shpreh i lumtur që do të nisë këtë aventurë të re.

“Jam krenar, jam i emocionuar. Të gjithë njerëzit me të cilët flas për Klubin e Futbollit Leicester City janë entuziastë.

Ata kanë histori të shkëlqyera për cilësinë e njerëzve që punojnë në klub, tifozët dhe, natyrisht, kohët e fundit historia e klubit është mbresëlënëse. Jam i emocionuar të filloj, të takoj të gjithë dhe të jap gjithçka që mundem për Leicesterin”.