SPORT, 27 Nëntor 2024, 19:26

Përplasen tifozët italianë dhe francezë, tre prej tyre në spital para Ligës së Kampioneve

Përplasen tifozët italianë dhe francezë, tre prej tyre

Përplasje masive kanë ndodhur mes tifozëve të Bolonjës dhe Lilë para ndeshjes në Ligën e Kampioneve.

Bëhet fjalë për mbrëmjen e djeshme ku 80 tifozë italianë sulmuan rreth 30 tifozë francezë.

Tre prej tifozëve të Lilë përfunduan në spital raporton “Sport Mediaset”. Kujtojmë ndërkohë se sfida mes Bolonjës dhe Lilë luhet sot në orën 21:00 dhe vlen për raundin e pestë.