TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një bodybuilder brazilian, Jose Mateus Correia Silva, ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak gjatë stërvitjes intensive.
28-vjeçari, i njohur për pjesëmarrjet në garat ndërkombëtare të peshave të rënda, ndërroi jetë në një palestër në Aguas Claras, Brasilia. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, 28-vjeçari nuk ia ka dalë.
Daily Mail duke iu referuar disa mediave në Brazil, shkruan se ataku kardiak mund të ketë ardhur si pasojë e përdorimit të steroideve anabolikë, një faktor i njohur që mund të shkaktojë probleme kardiake.
Edhe pse nuk ka prova se Jose përdorte steroide, disa e kanë ndryshimin drastik të trupit të tij, i cili po plakej me shpejtësi, si një treguesit.