TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tashmë është zyrtare, Totenhemi është jashtë Ligës së Konferencës. UEFA ka bërë publike humbjen në tavolinë të skuadrës londineze me rezultatin 3-0, duke humbur shansin kështu për tu kualifikuar për në fazën me eliminim direkt.
Ndeshja ndaj Ren, e cila ishte programuar për tu zhvilluar më datën 9 dhjetor, e vlefshme për Grupin G të Ligës së Konferencës, u shty për arsye të rasteve të shumta me COVID-19 që kishin kapluar ekipin e Antonio Kontes.
Vendin e dytë të grupit e zë Viteshe që tani në fazën tjetër do të përballet ndaj Rapidit të Vienës.
UEFA i bën gjëmën Antonio Kontes, teksa skuadra e Totenhemit ishte favoritja për të luajtur finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, në stadiumin “AIR Albania”.