SPORT, 19 Dhjetor 2021, 19:57

Spektakël dhe gola në Londër, Totenhemi ndal Liverpulin

Spektakël dhe gola në Londër, Totenhemi ndal Liverpulin

Liverpuli nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në Londër përballë Totenhemit. Ky hap fals e mban ekipin e drejtuar nga Jurgen Klop tri pikë mbrapa Mançester Sitit, kryesuesit të Premier Ligë.

Sfida dhuroi spektakël, me londinezët që kaluan të parët në avantazh me anë të Herri Kejn (13'). Në minutën e 35-të ishte portugezi Zhota, i cili barazoi sfidën.

Spektakli vazhdoi dhe në pjesën e dytë, ku në minutën e 70-të, Robertson i dha avantazhin Liverpulit. Por vetëm katër minuta më vonë, koreano-jugori Son (74') barazoi sërish pas një gabimi të Alisonit.

Në minutën e 77-të, Robertson u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Liverpulin me dhjetë lojtarë.

Pas kësaj sfide, Liverpuli qëndron në vendin e dytë me 41 pikë, ndërsa Totenhemi kthehet në vendin e 7-të me 26 pikë.