SPORT, 19 Dhjetor 2021, 21:10

Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare ish-futbollisti i Superiores

Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare ish-futbollisti i

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 34-vjeçare, ish-futbollisti Spartak Elmazi. Ai vuante prej tre vitesh nga një sëmundje e rëndë, e cila ditën e sotme i mori jetën, në një moshë shumë të re.

Elmazi u tërhoq nga futbolli i luajtur katër vite më parë, teksa gjatë karrierës së tij, luajti me skuadrën e vendlindjes, Pogradecin, për të vazhduar më pas te Tomori, Kastrioti, Kamza dhe kulmin e karrierës e kishte te Dinamo.

Si futbollist, Elmazi luante në pozicionin e mesfushorit, ndërsa pas tërheqjes nga futbolli punoi edhe si trajner në ekipet e moshave.