SPORT, 19 Dhjetor 2021, 23:04

Seria A/ Napoli mposht Milanin në “San Siro”, Interi "kampion dimri"

Seria A/ Napoli mposht Milanin në “San Siro”, Interi

Napoli mbetet një tabu, Spaleti po ashtu. Milani bie në “San Siro” me rezultatin minimal 0-1 dhe lë vendin e dytë për “Axurrët”, ndërsa Interi tani kryeson me katër pikë diferencë nga kuqezinjtë.

Elif Elmas shtagu Milanin në minutën e 5-të, pas një goditjeje këndi. Lojtari i Maqedonisë së Veriut me kokë e çoi topin në rrjetë dhe Napoli e pa veten në avantazh.

Milani u hodh në sulm dhe kishte dy mundësi të mira shënimi që në pjesën e parë. Fillimisht, Ibrahimoviç (18’), i cili goditi me kokë pas një krosimi të Balo Ture. Topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Florenci dha sinjalin tjetër, me një goditje fluturimthi që për pak befasoi Napolin. Miqtë e ruajtën epërsinë në 45 minutat e para dhe kuqezinjtë sërish e nisën në sulm.

Ospina nuk lejoi Zlatan Ibrahimoviçin të shënonte në të 49’. Më vonë tentoi edhe Messias, që goditi jashtë. Minuta e 90-të solli rastin më të diskutueshëm, pasi Kesie shënoi dhe goli u anulua me VAR për pozicion jashtë loje.

Minutat shtesë nuk sollën asgjë të re dhe Napoli mori tri pikët, çka e shpall Interin "kampion dimri" që këtë javë.