TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

– Totenhemi i ka humbur 7 ndeshjet e fundit kundër Liverpulit në të gjitha kompeticionet. I vetmi triumf i tyre në 19 përballjet e fundit erdhi në shtëpi në vitin 2017.
– Në 18 ndeshjet e fundit në kampionat, në stadiumin e Totenhemit nuk është parë asnjë barazim.
– Nën drejtimin e Kontes, “Spërsat” i kanë fituar të katërta ndeshjet në shtëpi në të gjitha kompeticionet. Italiani e ka mundur Liverpulin në kampionat vetëm 1 herë në 4 përballje (2 barazime, 1 humbje).
– Liverpuli mund të bëhet skuadra e parë që i kalon Krishtlindjet në krye të tabelës në katër sezone radhazi. Ata kanë fituar 8 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet me golavarazhin 21-3 dhe kanë humbur vetëm 1 ndeshje në 34 të fundit (3-2 kundër Uest Hemit në nëntor).
– “Reds”-at kanë vendosur një rekord për klubin, duke shënuar në 32 ndeshje radhazi në kampionat dhe kupa. Ata kanë vendosur edhe një rekord duke shënuar në 26 transferta radhazi në të gjitha kompeticionet.
– Salah është përfshirë direkt në 24 gola në Premier Ligë këtë sezon: 15 të shënuar, 9 të asistuar. Vetëm Alan Shirer (16 gola+9 asiste në 1994-ën) ka vendosur një rekord më të mirë përpara Krishtlindjes.