SPORT, 19 Dhjetor 2021, 18:40

Premier Ligë/ Mançester Siti fiton me goleadë, tjetër hap fals i Çelsit

Premier Ligë/ Mançester Siti fiton me goleadë, tjetër hap

Mançester Siti arriti një fitore komode 4-0 ndaj Njukasëllit në transfertë, duke regjistruar fitoren e 8-të radhazi në kampionat.

Ruben Dias zhbllokoi sfidën pas vetëm pesë minutash lojë, ndërsa Kancelo dyfishoi shifrat në minutën e 27-të.

Mahrez realizoi golin e tretë të ndeshjes, ndërsa Sterling kompletoi goleadën katër minuta para se të përfundonte takimi.

Skuadra e Pep Guardiolës ruajti edhe për këtë javë vendin e parë në renditjen e Premier Ligës, me katër pikë më shumë nga Liverpuli i vendit të dytë, i cili nga ana e tij ka një ndeshje më pak.

Çelsi u ndal sërish, kësaj radhë në një barazim pa gola në transfertë përballë Uollvërhemptonit. Ky ishte barazimi i dytë radhazi për kampionët e Europës, tashmë gjashtë pikë larg nga Mançester Siti kryesues.