SPORT, 19 Dhjetor 2021, 21:58

Tirana fiton me Teutën dhe rimerr kreun

 

Tirana fiton me Teutën dhe rimerr kreun

Tirana hedh pas krahëve humbjen ndaj Laçit, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 2-1 ndaj Teutës në “Air Albania’ dhe të rimarrë kreun e renditjes së Superiores me 30 pikë, tri më tepër se Kukësi ndjekës.

Bardheblutë shënuan nga një gol për çdo pjesë, me Totre (23') nga distanca dhe Seferin (68') me portën e boshatisur, ndërsa durrsakët rihapën takimin me Grudën (94') pak minuta para fundit, por nuk ia dolën të shmangin humbjen.

Rikthim që “djeg” ky për Edi Martinin, që u largua pikërisht pas një humbjeje 2-1 ndaj Partizanit në “Elbasan Arena” dhe u rikthye te bregdetarët, duke pësuar disfatë me të njëjtin rezultat, por këtë herë përballë Tiranës në “Air Albania”.